Kreu i PD Lulzim Basha komandon në krye të degës së Partisë Demokratike në Fier, ish-kreun e Bashkisë Mallakastër, Agron Kapllanaj.

Zoti Kapllanaj është shprehur se komandimi i tij në këtë detyrë ka ardhur si pasojë e dorëheqjes së ish-kreut të mëparshëm Luan Baçi. Tani Luan Baçi do të jetë vetëm deputet i PD-së në parlament.

Komandimi i ish-kryebashkiakut të Mallakastrës është argumentuar në bazë të statutit të kësaj partie dhe do të vijojë deri në zgjedhjet e reja në PD, sipas parimit një anëtar, një votë.
Kujtojmë që Agron Kapllanaj garoi në zgjedhjet e 25 prillit për deputet në qarkun Fier duke u renditur i shtati në listë.

Ai ishte ndër kandidatët më të votuar por nuk arriti të fitonte mandatin