Një operacion antidrogë është zhvilluar orët e kësaj pasditeje në Tiranë. Burime bëjnë të ditur se operacioni në fjalë është zhvilluar në rrugën, “Mikel Maruli”.

Në pranga kanë rënë dy persona ndërsa raportohet se janë sekuestruar 2 kg kokainë. Ky operacion mësohet se po vijon ende për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në trafikun e lëndës narkotike