Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në zonën e Kombinatit në Tiranë.
Mësohet se një person rreth 60-vjeç që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka mbërritur në spital për të kërkuar ndihmë mjekësore, pasi ishte plagosur me armë zjarri në këmbë.
Momentalisht është e paqartë nëse personi është vetëplagosur, apo e kanë qëlluar persona të tjerë. Forca të policisë kanë mbërritur tashmë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve.
I plagosuri me inicialet M.L është jashtë rrezikut për jetën.