Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në Bajram Curr.

Paraprakisht bëhet e ditur se është plagosur në këmbë një 60 vjeçar, i cili është dërguar në spitalin e Gjakovës për mjekime dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërrtur në vendin e ngjarjes e sipas saj ngjarja është aksidentale.

Një grup shokësh teksa po festonin në pije e sipër ka shkrehur armën aksidentalisht, kjo sipas vëzhgimit të kameravë të sigurisë.

Grupi prej gjashtë personash janë shoqëruar për veprime të mëtejshme në Policinë e  Tropojës./abcnews.al