LAJM I FUNDIT/ Prokuroria mbyll hetimet për vrasjen e Rruzhdi Hoxhës, merret i pandehur Fredi Rrushi

Fredi Rrushi u arrestua në Tiranë më 26 tetor kur u zbulua se numri i tij kishte pasur telefonata të shpeshta në telefonin e biznesmenit që familja e kishte denoncuar të zhdukur. Fillimisht Rrushi u shoqërua për tu marrë në pyetje por u ndalua kur iu zbulua urdhër-arresti nga Italia. Hetuesit tashmë kanë prova që faktojnë sipas tyre se Rrushi e ka marrë në makinë dhe e ka çuar Rruzhdi Hoxhën në malin e Dajtit ku dhe u gjet i vdekur në Qafë-Mollë.

vijon…