Pasditen e kësaj të hëne qyteti i Vlorës është pushtuar nga tymi. Shkak është bërë djegia e gomave në Jalli të Nartës.
Burime për mediat bëjnë me dije se në zonën e inerteve të në Jalli të Nartës po digjen gomat, duke bërë që tymi i zi të mbulojë qytetin e Vlorës dhe të shkaktojë panik te qytetarët.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikësit të cilët kanë bërë neutralizimin e flakëve.
Dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, ndërkohë policia po heton për ngjarjen.