Një 35-vjeçar nga Mamurrasi është goditur me thikë dhe për pasojë ka marrë lëndime në trup.

Ai ka dëshmuar në polici se një person i paidentifikuar e ka qëlluar me thikë, por nuk e ka identifikuar dot agresorin, për shkak të errësirës.

Sipas policisë, i plagosuri Taulant Tuga ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve dhe vijon puna për kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin kanë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi kanë marrë njoftim se më datë 25.12.2023, në mbrëmje, në Fushë Mamurras, ishte dëmtuar me mjet prerës (thikë), afër banesës së tij, shtetasi T. T., 35 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kryerjes së veprimeve procedurale nga Policia, shtetasi T. T. ka deklaruar se për shkak të errësirës, nuk ka mundur ta identifikojë shtetasin që e ka goditur me mjet prerës. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorit