Personi qe shihni ne foto eshte 23-vjeçarja Xhesina Gega, e cila u përplas me makinë gjatë pasdites së djeshme nga 19-vjeçarin Jehon Breçani. Mësohet se reja është në gjendje të rëndë, por të qëndrueshme dhe ka humbur njërën nga këmbët e saj.
Ndryshe nga sa u tha fillimisht, e reja nuk ka qenë shtatzënë, pas ekzaminimeve që i janë kryer në spitalin e Traumës, ku po mbahet në reanimacion. Vajzës i është dëmtuar aorta femorale, çka i ka shkaktuar një humbje të madhe gjaku, dhe mjekët janë shprehur se ka qenë me fat që ka mbërritur në gjendje jete në spital.
Vajzës i është dashur që ti prihet njëra prej gjymtyrëve, në mënyrë që të shpëtohej pjesa tjetër e trupit.
Policia njoftoi mëngjesin e sotëm se për aksidentin arrestoi të riun Breçani, ndërkohë që dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia me të cilën udhëtonte mjeti i të riut.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit: J. B., 19 vjeç, pasi ditën e djeshme në rrugën “Xhanfize Keko”, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen Xh. G., 24 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton zyrtarisht Policia e Tiranës