Në episodin e kësaj jave të “Keeping Up With the Kardashians” shikuesit mësuan që Kim dhe katër fëmijët e saj e kanë kaluar me sukses infektimin me Covid-19.
Ndërkohë, disa media aluduan se ylli i serialit së bashku me fëmijët e saj janë infektuar gjatë festës së 40-vjetrorit.
“False”, postoi Kardashian në Twitter, duke mohuar lajmin e ”BuzzFeed News”, se ata u infektuar gjatë udhëtimit të festës së ditëlindjes.
Kim është shprehur se infektimi i gjithë familjes me Covid-19, erdhi pasi djali i saj Saint e mori koronavirusin në shkollë.
“Askush nuk u infektua gjatë udhëtimit. Saint ishte i pari që e kishte atë në familjen tonë, ku e mori atë në shkollë, nga një tjetër student që doli i pari pozitiv.”
Ajo theksoi se kishte dështuar në dy provime në degën e Drejtësisë, pasi ishin në periudhën kur ajo ishte e infektuar. Kim tregoi se e kaloi me simptomat e zakonshme, por të rënduara.
“Duhet të mësoja për 12 orë, por kam qenë shumë e sëmurë me COVID, sa që mezi ngrihesha nga shtrati për të mësuar”, u shpreh Kim.
Bëhet e ditur se kjo ka qenë dhe arsyeja pse xhirimet e serialit të famshëm “Keeping Up With Kardashians” u ndërprenë për dy javë.