Aktori Florian Binaj ka bërë një denoncim të fortë në rrjetet sociale, ku hedh dyshime se rrapi shumëshekullor që ndodhej pranë “Urës së Tabakëve” në Tiranë mund të jetë tharë qëllimisht. Teksa ndan disa foto të Tiranës nga vite të ndryshme, Binaj shprehet se një rrap shumëshekullor nuk mund të thahet tërësisht në të njëjtën kohë.
Postimi i Binajt:
Foto 1. Kjo është një pikturë nga piktori anglez Edëard Lear i urës së Tabakëve në Tiranë e vitit 1848…bie në sy dukshëm rrapi madhështor që ka qënë shekullor që në 1848-ën…
Foto 2. Është një fotografi fotografin e të cilës nuk e gjeta dot, por që ka kapur një pasdite pranë urës së tabakëve dhe rrapi, sërisht madhështor dhe hijerëndë…
Foto 3. Rrapi sot i cili fatkeqsisht nuk çeli këtë pranverë…për aq sa njoh dhe sa kam parë gjatë gjithë jetës time, nuk vdes tërësisht vetë një rrap i tillë shumëshekullor si një nga pak kryepleqtë natyrorë të kryeqytetit…Një rrapi aq të madh e të moçëm, mund ti vësh dhe flakën por prapë do çelë! Fatkeqsisht, besoj së një mëndje dashakeqe e ka helmuar për ta vrarë këtë pemë që ka parë ndër shekuj me rradhë se si u bëmë ne nga fëmijë të natyrës, në vrasës të saj!
Fax Web