Çifti i famshëm, futbollisti Pique dhe këngëtarja Shakira janë pranë ndarjes, shkruajnë mediat e huaja.
Në twitter po qarkullojnë lajmet se çifti është pranë ndarjes, pasi dyshohet se këngëtarja kolumbiane 45-vjeçare e ka kapur futbollistin duke e tradhtuar me një vajzë tjetër.
Pique tani jeton vetëm në një apartment në Barcelonë. Ylli i Barcelonës, Gerard Piqué dhe ylli i popit Shakira janë bashkë që nga viti 2011. Çifti ka dy fëmijë, por si duket marrëdhënia e tyre tashmë është në krizë.
