Djali i Fredi Belerit, Petro Beleri, pritet që të kandidojë për postin e kreut të Bashkisë së Himarës.

Ky lajm është bërë me dije nga sekretari i “Omonias”, Marin Suli, i cili në një intervistë të dhënë për Top News ka bërë me dije se djali i kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës do të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme për postin e kreut të këtij institucioni.

Suli tha se Fredi Beleri do të jetë sërish në fletën e votimit, por me një artificë ligjore, ai që do të kandidojë do të jetë djali i tij, Petro.

“Mos i harroni këto gjëra. Dhe meqë doni një ekskluzivitet, një nga kandidatët më kryesor mund të jetë prapë emri i Fredi Belerit po me një artificë ligjore. Të kandidojë i biri i tij. Kështu që në fletën e votimit prap zoti Rama, do të lexojë Petro Dhionisios Alfred Beleris“, tha Marin Suli ndër të tjera.

Pjesë nga fjala e tij në Top News:

 Në kulmin e sezonit turistik Himara është e mbytur nga plehrat. Himara  është me rrugë të shkatërruara. Himara është e pa menaxhuar.

Himara drejtohet sot nga një i ri që para një viti e gjysmë e mundëm me votë brenda rregullave demokratike dhe drejtohet sot nga ai njeri që e kemi kallëzuar në bazë të raportit të KLSH, ka abuzuar me 10 milionë Euro tendera, nga lekët tona.

Mos i harroni këto gjëra. Dhe meqë doni një ekskluzivitet, një nga kandidatët më kryesor mund të jetë prapë emri i Fredi Belerit po me një artificë ligjore. Të kandidojë i biri i tij. Kështu që në fletën e votimit prap zoti Rama, do të lexojë Petro Dhionisios Alfred Beleris.