Një 24-vjeçar, Fabio Shullazi, është vënë në prangat e policisë në Krujë pasi kishte kthyer lokalin në pikë shitje të lëndëve narkotike.
Sipas njoftimit të policisë, mësohet se është arrestuar edhe kamarieri i lokalit shtetasi Albani Baruni 35 vjeç, si dhe është vënë në hetim një 23-vjeçar, klient në këtë lokal pasi u kap duke konsumuar lëndë narkotike.
Shullazi e kishte marrë me qira lokalin dhe më pas e kishte përshtatur atë për përdorim të lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruan në lokalin e marrë me qira nga 24-vjeçari dhe ku ishte kamarier shtetasi A. B., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 4 qese farmaceutike me lëndë narkotike kanabis, një peshore elektronike dhe një pjatë porcelani, me mbetje të lëndës narkotike kokainë.
Njoftimi i plotë:
Krujë/Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Përshtatja”.
Kishte përshtatur për përdorim dhe tregtim të kokainës dhe të kanabisit, lokalin që kishte marrë me qira, arrestohet në flagrancë 24-vjeçari.
Në pranga edhe një 35-vjeçar, kamarier i lokalit të përshtatur për këtë veprimtari kriminale.
Në hetim një 23-vjeçar, klient i lokalit, pasi u kap duke konsumuar lëndë narkotike.
Sekuestrohen 4 qese farmaceutike me lëndë narkotike kanabis, një peshore elektronike dhe një pjatë porcelani, me mbetje të lëndës narkotike kokainë.
Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Krujë, bazuar në inteligjencën informative, për përshtatjen e një lokali për përdorim droge, të mbështetura nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të këtij Komisariati, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Përshtatja”, në kuadër të të cilit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:
-F. Sh., 24 vjeç, pasi kishte marrë një lokal me qira dhe e kishte përshtatur atë, për përdorim të lëndëve narkotike kokainë dhe kanabis;
-A. B., 35 vjeç, kamarier i këtij lokali
Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. S., 23 vjeç, i cili u kap në flagrancë duke konsumuar lëndë narkotike.
Gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë ushtruan në lokalin e marrë me qira nga 24-vjeçari dhe ku ishte kamarier shtetasi A. B., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 4 qese farmaceutike me lëndë narkotike kanabis, një peshore elektronike dhe një pjatë porcelani, me mbetje të lëndës narkotike kokainë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Moskallëzimi i krimit”, në ngarkim të shtetasve F. Sh. dhe A. B., ndërsa në ngarkim të shtetasit D. S., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.