E ardhmja e Lautaro Martinez do të jetë te Interi. Lajmin e ka konfirmuar vetë presidenti i zikaltrërve, Giuseppe Marotta.
Ai tha në një intervistë për “Sky” se kapiteni i skuadrës ka rinovuar me klubin, edhe pse flitej për një largim të mundshëm, me palët që tashmë kanë rënë dakord.
“Lautaro Martinez ka firmosur një marrëveshje të re me klubin. Çdo gjë është mbyllur me sukses. Do të bëhet zyrtare javën e ardhshme”, tha Marotta.
Argjentinasi do të firmosë një kontratë deri në vitin 2029, teksa do të përfitojë 9 milionë euro neto në sezon.
Top Channel