UEFA ka konfirmuar së fundmi një ndryshim për sa i përket rregullave të arbitrimit, për Europianin.
Në ndryshimin e fundit, thuhet se golat nuk do të anulohen nëse lojtari e ka prekur topin me dorë aksidentalisht gjatë aksionit. Shpesh golat janë anuluar, në rast se gjatë aksionit kishte pasur ndonjë prekje me dorë.
Në rregullin e ri, goli do të anulohet vetëm në rast se lojtari e ka prekur topin me dorë qëllimisht, në të kundërt nëse topi e prek në dorë aksidentalisht, atëherë goli quhet i rregullt.
