Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Itali. Mediat italiane, bëjnë me dije se shqiptari është këngëtar dhe emri i tij artistik është Klinton.
Bëhet e ditur, se ai ka rënë në prangat e policisë pasi në studion e tij të regjistrimit, regjistrimit afër Setteponti, janë gjetur 22 gram kokainë, 17 hashash, 14 marihuanë dhe një llastik precize, si dhe 65 gram manitol, një laksativ.
Hetuesit bëjnë me dije se Klinton e përdorte studion e tij për të shitur drogë.
Klinton në kanalin e tij në Youtube ka katër mijë abonentë dhe disa nga videot e tij kanë kaluar 150 mijë shikime.
Policia, njofton se ai aktualisht ndodhet në arrest shtëpiak.
Ora news