Mësoi që djali vdiq kur po i lante rrobat…’/ Detaji tronditës nga vrasja e 20-vjeçarit në Velipojë: E ëma punonte në lavanderinë e spitalit
Nëna e Myzerim Zeneli e përcolli djalin të shtunën në mëngjes në punën e tij të re, për mos ta parë më kurrë. Myzerimi mbeti i pajetë nga breshëria e plumbave midis Ferracakëve dhe Gocajve, gjatë konfliktit për plazhin në Velipojë. Ngjarja që ndodhi pak pas mesnatës së 27 qershorit u përhap me shpejtësi në media, në kohën kur nëna e tij ishte në punë, në lavanderinë e spitalit të qytetit.
Kushëriri i të ndjerit, rrëfeu sot në emisionin “Shqipëria live” se e ëma e kuptoi ngjarjen pikërisht në spital, pasi askush nuk guxonte t’i tregonte:
“E ka kuptuar nga ora 1 e gjysmë, nga rrobat që duheshin larë në spital. Pa peshqirin e djalit, as që e dinte që te viktimat në morg ishte dhe Myzerimi. Ishte ‘shok’ i madh për të”. Më tej, tregon se 20-vjeçari kishte punuar disa herë, ndërkohë që kuzhina ishte pasioni i tij: “Ka qenë shumë i dashur, pavarësisht se ka qenë pak i sëmurë. Kanë qenë të varfër, jetë e vuajtur. Ai ka pasur punë të jeta, ka punuar diku kamarier, diku diçka tjetër. Gatimin e ka mësuar në shkollë, e kishte pasion”.
fax