
Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Danja Koka, nuk arriti që të prekte finalen e madhe të këtij edicioni të reality show-t. Ajo ishte e para që la përfundimisht shtëpinë më të famshme në Shqipëri gjatë prime-t të kaluar.
Pas daljes nga shtëpia e BBV, Danja ka bërë një reagim në rrjetet e saj sociale, ku shprehet se e lë këtë eksperiencë me zemrën plot mirënjohje.
“Pas një udhëtimi emocional, sfidues dhe të paharrueshëm në shtëpinë e “Big Brother VIP”, e lë këtë eksperiencë me zemrën plot mirënjohje. Çdo moment brenda ishte një kapitull i ri, por forca ime ishit ju , publiku që më keni mbështetur pa kushte, më keni dhënë zë, kurajë dhe dashuri në çdo hap.
Faleminderit që më keni qëndruar pranë me fjalë të ngrohta, me vota dhe me gjithë zemër. Kjo nuk ishte një lojë, ishte një rrugëtim ku fitova më të shtrenjtën: DASHURINË TUAJ.
Një falënderim i veçantë për produksionin që më dha mundësinë të tregoj veten në formatin më të ndjekur në vend, përgjithmonë falenderuese”, shprehet Danja.
