Ylli i ‘Keeping up ëith the Kardashians’ bëri një hyrje spektakolare në ceremoninë e modës “Met Gala 2021”, ku u shfaq e mbuluar plotësisht me kostum të zi nga koka deri te këmbët.
Veshja e Kim Kardashian, e gjitha në ngjyrë të zezë, përfshinte çizme me taka stileto, pallto të gjatë dhe mbulim të plotë të kokës me një vrimë në pjesën e flokëve që bishti i flokëve të dukej nga mbrapa.
Menjëherë pas daljes së Kim Kradshian në Met Gala filluan reagimet e publikut, për disa veshja u cilësua si e çuditshme dhe për disa si avangard dhe me shumë mesazhe të fshehta.
Met Gala është një nga ngjarjet më të mëdha të vitit që i dedikohet modës.
Personazhet e famshme shkuan në Muzeun Metropolitan të Artit mbrëmjen e djeshme, për të festuar festën e vitit të industrisë së modës: Met Gala .
Tema e kostumeve të këtij viti është “Në Amerikë:Një leksik i modës”, dhe pamjet u frymëzuan nga gjithçka, nga ekskluziviteti i filmit Matrix deri tek Statuja e Lirisë.