Ylli i ‘Keeping up ëith the Kardashians’ bëri një hyrje spektakolare në ceremoninë e modës “Met Gala 2021”, ku u shfaq e mbuluar plotësisht me kostum të zi nga koka deri te këmbët.

Veshja e Kim Kardashian, e gjitha në ngjyrë të zezë, përfshinte çizme me taka stileto, pallto të gjatë dhe mbulim të plotë të kokës me një vrimë në pjesën e flokëve që bishti i flokëve të dukej nga mbrapa.

Menjëherë pas daljes së Kim Kradshian në Met Gala filluan reagimet e publikut, për disa veshja u cilësua si e çuditshme dhe për disa si avangard dhe me shumë mesazhe të fshehta.

E mbuluar nga koka te këmbët, Kim Kardashian habit me veshjen e

Met Gala është një nga ngjarjet më të mëdha të vitit që i dedikohet modës.

Personazhet e famshme shkuan në  Muzeun Metropolitan të Artit mbrëmjen e djeshme,  për të festuar festën e vitit të industrisë së modës: Met Gala .

Tema e kostumeve të këtij viti është “Në Amerikë:Një leksik i modës”,  dhe pamjet u frymëzuan nga gjithçka, nga ekskluziviteti i filmit Matrix deri tek Statuja e Lirisë.