Pas përfundimit të thuajse çdo festivali ka kritika të shumta dhe të ndryshme. E kështu ndodhi edhe me Festivalin e Këngës, ku pas shpalljes së fituesit, nisën menjëherë reagimet.
Shumë artistë kanë bërë postime në rrjetet sociale, ku disa prej tyre uronin Ronela Hajatin për fitoren dhe të tjerë që bënin deklarata thumbuese.
Një ndër këngëtaret e dashura për publikun që ka reaguar lidhur me Festivalin e Këngës dhe këngën që do na përfaqësojë në “Eurovizion”, “Sekreti”, është Aurela Gaçe.
Kjo e fundit risolli në vëmendje fitoren e këngëtares së njohur, Rona Nishliu, e cila në fillim u “kryqëzua” dhe më pas kur arriti që të renditej në vend të pestë e lavdëruan dhe krejt papritur u bënë “krenarë”.
Postimi i plotë i Aurela Gaçes:
“Festivalet…konkurrimet… gjithmonë sjellin edhe gjykimet.
Lind gjithmonë pyetja, e meriton apo jo? Nuk ka rëndësi se kush fiton, është gjithmonë fituesi i radhës….
Gjithmonë ka një pse, pse ky ose ajo?
ÇFAREDO TE BËHET, GJITHMONË KA DICKA TË THUHET.
PËR MIRË A KEQ.
MBAJ MËND KUR FITOI RONA NISHLIU, JUUUUU ,ÇFARE NUK THATË .
DUKE FILLUAR NGA 1 -PSE ME TË QARA DO IKIM NE ATJE?
2 – PSE ME ULERIMA, CFARE ESHTE KJO KENGE VAJI, ETJ ETJ ETJ,QË JU I DINI VETË Se u turrët më heretikë se vetë fetarët më të mëdhenj.
KUR AJO VAJZA QË SHIHTE PUNËN E VETE, E FOLI VETËM ME PUNË ,KUR KËNGA E ,PERFORMANCA E SAJ, PËR ÇUDINE TUAJ, BËRI QË SHQIPËRIA TË RENDITEJ E 5 NË EUROVIZION, JU PAPRITUR U BËTË KRENARË.
NDERKOHE AJO KENGE AKOMA MERRET NGA TE HUAJT SI SFIDE PËR T’U KËNDUAR. EDHE KËTË E DINI MIRË.
E NJEJTA NDODH ME FUTBOLLISTËT, NJË HERË I SHANI ,NJË HERË I NGRINI NË PIEDESTAL, TË NJËJTET I QUANI TRADHËTARË ,NJË HERË KRENARI E KOMBIT. PËR TË NJEJTËT INDIVIDË.
Tani, meqë jam njeri i lirë, ta them edhe unë një gjë të vockël .
Unë jam shumë e ftohtë në gjykim.
Konkurrimet kanë qenë pjesë e jetës sime, janë të vështira për nga ana emocionale, janë ngarkesë për ata që punojnë, madje edhe për familjet e tyre që marrin emocionet e fëmijëve të tyre. Secili prind sigurisht dëshiron që fëmija i vetë te fitojë.
E ndoqa festivalin, sidomos natën e dytë, isha në sallë si spektatore.
Nuk po futem fare të gjykoj. Secili ka shijet e veta e aty s’guxoj fare të hyj.
Tani, a ka gjithmonë një këngë më të arrirë se një tjetër? Sigurisht, gjithmonë ka mirë e më mirë.
Por, në momentin që dikush shpallet fitues, pse të mos japim kurajo? Që ai-ajo, kushdo qoftë, të marrë kurajo të punojë edhe më fort? A ka të pagabueshëm? Le të ngrejë dorën ndonjë që bën çdo gjë perfekt. Do të doja ta njihja.
Akoma se kam takuar .
Fundja fundit, dikush do të fitojë.
Mos të bëhemi të këqijtë e vetes tonë duke shpërndarë negativitet.
Le të themi një herë te vetme, janë disa të rinj që punojnë. Do gabojnë, do rrezohen, por do mësojnë.
Le të mësojmë të rrahim krahët e dikujt që punon. Kushdo qoftë ai-ajo !
Kaq kisha për këtë temë.