Thomas Tuchel është padyshim trajneri i momentit dhe Chelsea i Abramovich nuk mund ta lërë t’i ikë nga dora.
Gjermani shkoi në fund të janarit tek Chelsea pas shkarkimit ‘rrufe’ dhjetorin e 2020 nga PSG. Ai mori londinezët nga vendi i 9-të dhe i siguroi vendin e 4-t në fund të sezonit që e çon në Champions League.
Tuchel nuk arriti të fitonte finalen e FA Cup, por fundi i majit e kurorëzoi me trofeun e Champions League, i dyti në historinë e Chelsea-s.
Tashmë gjermani do të jetë deri në verën e 2024, edhe pse Abramovich ka një të shkuar të keqe me trajnerën pasi nuk shquhet për durim.