Një grua është duke u konsideruar si një heroinë në vendin e saj. 64-vjeçarja Sveltana Sanarova, ka arritur të shpëtojë me sukses një foshnje që ra nga 20 metra lartësi. Gruaja sapo ishte kthyer nga të bërit pazar, ku pa foshnjën duke u varur në parvazin e një apartamenti.
Babai dhe nëna e djalit, bërtitën të tmerruar për ndihmë. Për fat të mirë, aty pranë u gjend Sanarova, e cila hapi duart dhe arriti të priste fëmijën.
“Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Pashë djalin që po varej në parvaz, hapa duart dhe e prita. Për fat të mirë gjithçka përfundoi me sukses. Baba ii saj më ofroi para, nuk pranova, ndihesha e ofenduar nga kjo”, u shpreh gruaja.