Një 73-vjeçare ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në qytetin e Korçës, pasi është asfiksuar nga zjarri që përfshiu banesën e saj.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen 13, në një pallat ku e moshuara banonte e vetme, në katin e dytë të godinës.
Viktima, Fluturie Potka, jetonte prej vitesh e vetme, ndërsa zjarri dyshohet se ka nisur në ambientet e kuzhinës së apartamentit.
Kanë qenë fqinjët ata që kanë konstatuar tymin dhe kanë njoftuar menjëherë policinë dhe shërbimin zjarrfikës.
Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë në kohë, duke izoluar flakët dhe parandaluar përhapjen e tyre në pjesët e tjera të apartamentit dhe në pallat. Fatkeqësisht, e moshuara nuk ka mundur të mbijetojë.
Sipas fqinjëve, njëri nga fëmijët e 73-vjeçares jeton në emigracion, ndërsa tjetri në Tiranë.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./vizionplus.tv






