Kryetari i Komisionit të jashtëm të PE David McAllister edhe pse nuk ka dashur të flasë për situatën në PD, ka deklaruar se po i ndjekin me interes zhvillimet brenda selisë blu.

Ai u shpreh se sot nuk do të japë asnjë deklaratë në lidhje me këtë çështje, por u shpreh se do të diskutohet në një konferencë të PPE që do të mbahet javën e ardhshme në Roterdam.

David McAllister: Unë kam ndjekur zhvillimet politike nga afër, kam respekt të plotë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Sot këtu në këtë konferencë, por edhe në kontekstin e këtij misioni unë po udhëtoj si kreu i delegacionit të Komisionit Parlamentar dhe jo si zv. presidenti i PPE, sot nuk kam mundësi të bëj komente në lidhje me atë se çfarë po ndodh brenda PD. Por të jeni të sigurt se në kapacitetin tim, ne po i ndjekim të gjitha zhvillimet nga afër dhe do të përpiqemi të japim mbështetjen tonë që të tejkalohen dallimet ose ndasitë, por këtë nuk po e bëj sot.

A e njihni Berishën?

David McAllister: Unë jam këtu si kreu i delegacionit të Komisionit Parlamentar për çështje të jashtë, nuk është vendi për të komentuar

Ne do kemi një konferencë të PPE në Roterdam dhe atje do të kemi takime të presidencës dhe mes shumë çështjesh do diskutojmë edhe për PD.