Kelly Clarkson është urdhëruar që t’i japë ish-bashkëshortit të saj, Brandon Blackstock një shumë prej rreth 200.000 dollarë në muaj pas divorcit të tyre. 150.000 dollarë do të jepen si ndihmë bashkëshortore ndërsa 45.601 dollarë në mbështetje për dy fëmijët e tyre, River dhe Remington, për të cilët Clarkson ka kujdestarinë kryesore.

Çifti i famshëm paraqitën kërkesën për divorc në qershor 2020, ndërsa Blackstock kërkoi më shumë se dyfishin e kësaj shume si mbështetje, rreth 436.000 dollarë në muaj.

Gjithashtu këngëtares i duhet t’i paguajë ish-bashkëshortit të saj 1.25 milion dollarë për të mbuluar tarifat e avokatit dhe shpenzimet e vazhdueshme gjatë procesit të divorcit.

Sipas Blast, të ardhurat mujore të Clarkson janë mbi 1.5 milionë dollar dhe shuma që duhet t’i japë ish-menaxherit të saj muzikor mund të konsiderohet një “dëm i vogël”.

Blackstock ka punuar si menaxher i Clarkson që nga viti 2007, së bashku me babanë e tij Narvel. Pas divorcit këngëtarja akuzoi ekipin e menaxhimit për mashtrim duke pretenduar se kanë punuar pa licencë dhe se i detyrohen asaj miliona.

Por sipas dokumenteve të divorcit, Blackstock ka vendosur të ndryshojë rrënjësisht mënyrën e jetesës duke u bërë fermer me kohë të plot dhe do heqë dorë nga profesioni si menaxher.

Ai do të mbajë fermën e çiftit, të cilën Clarkson më parë donte ta shiste, dhe do të jetë përgjegjës për rreth 81.000 dollarë në muaj pagesa për hipotekën dhe mirëmbajtjen.

Raportohet se vendimi për mbështetjen financiare të Blackstock është i përkohshëm dhe mund të ndryshojë derisa ish-çifti të përfundojnë pjesën tjetër të divorcit.

FAX