E kishit menduar ndonjëherë se dikush do ju ofronte para vetëm që të pranonit të varroseshit të gjallë?
Këtë gjë e ka bërë një kompani ruse, e cila u ofron klientëve të saj 3.5 milionë rubla, ose pak më shumë se 57,000 euro, për t’i “varrosur” të gjallë. Më konkretisht, “Start-Up AR “ ju ofron klientëve mundësinë që të provojnë eksperiencën e varrosjes për së gjalli, si një shpëtim për jetën dhe rigjenerim i dëshirës për të jetuar. Ata premtojnë se kjo metodë i ndihmon njerëzit të menaxhojnë frikërat e tyre, e po ashtu të largojnë ankthin dhe stresin.
Sipas informacioneve të marra nga revista Moskvich, oferta është e disponueshme në dy paketa: funerali “online” dhe funerali “me paketë të plotë”.
Paketa e parë, e cila kushton 600,000 rubla (15,635 dollarë), reklamohet si “terapia e ankthit për frikën dhe ankthet” dhe premton të lejojë klientin të “mbyllë kapitujt” në jetën e tij, t’i nënshtrohet “shërimit hyjnor” dhe “ringjalljes nga hiri”.
Ata që zgjedhin paketën e “varrimit të plotë” do të kenë një varrim të plotë sipas preferencave të tyre fetare. Klienti do të vendoset në një arkivol dhe do të varroset deri në 60 minuta.
Klientët pritet të dalin nga arkivoli me një “vullnet për të jetuar” të rinovuar dhe gjithashtu do të jenë në gjendje të mbajnë arkivolin e tyre si një suvenir.