Mbrojtësi spanjoll i Barcelonës, Gerard Piqué njofton largimin nga fushat e blerta pas ndeshjes së fundit që do të luajë të shtunën në kampionat me fanellën e Barcelonës.

Nëpërmjet një postimi të shkurtër në rrjetet sociale, kapiteni katalanas zyrtarizon lajmin qe ishte në qarkullim prej kohësh, duke vendosur që përballja me Almerian të jetë e fundit e karrierës së tij të gjatë mes Manchester United dhe Barcelonës. Tani që ëndrrat e djalit u realizuan ka ardhur momenti të mbyllim rrethin. Kam thënë përherë që do ta mbyllja karrierën me Barçën dhe kështu do të jetë. Do të jem përherë tifoz i Barcelonës sepse kjo është familja ime. Do të kthehem”. Real Zaragozza, Manchester United dhe Barcona me 428 ndeshje dhe 30 gola të shënuar. 8 La Liga, 4 Champions dhe shumë trofe të tjerë, përfshirë 3 Botërorë Klubesh. Piqué largohet i plotësuar tërësisht në aspektin profesional.