Melisa është kthyer sërish në “Për’puthen”, por këtë herë në rolin e moderatores.
Ndërsa Bora Zemani vijon të qëndrojë në vetëizolim për shkak të infektimit me koronavirus, vajzat e Për’puthen kanë moderuar emisionin gjatë këtyre ditëve.
Këtë eksperiencë e kanë provuar Ana dhe Antonela, ndërsa Melisa duket se u rikthye vetëm për të provuar rolin e moderatores.
Top Channel
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-21-at-7.14.33-PM.jpeg)