Adriana Matoshi dhe Arjola Demiri kanë udhëtuar drejt Egjyptit për të shijuar disa ditë pushimi me njëra-tjetrën.
Dy shoqet e ngushta kanë zgjedhur që këto moment të bukura t’i ndajnë edhe me ndjekësit e tyre, duke postuar foto në Instagram. Së fundmi, ka qenë deputetja e Kuvendit të Kosovës e cila ka publikuar disa imazhe, ku shfaqet ajo së bashku me aktoren e humorit tek piramidat e famshme të Egjyptit.

Mirëpo të gjithë vëmendjen në këtë postim e ka marrë komenti i një ndjekësi, i cili e ka akuzuar Adriana Matoshin se përdor rrogën e postit të deputetes për pushime.
“A e paskeni marrë rrogën? Se ju jeni një kategori e deputetëve që vetëm prisni kur po ju del rroga me shkuar me bërë shopping dhe pushime jashtë. Nuk jeni të vetedijshëm se posti i deputetit është post publik dhe jo vend pune. Me vjen keq që njerëzve që e kanë pasion politikën ua keni zënë vendin,”-shkruan ndjekësi.

Pas këtij komenti, Adriana nuk ka qëndruar në heshtje. Ajo i është përgjigjur “dhëmbë për dhëmbë” komentuesit duke u shprehur se nuk ka nevojë për rrogën e deputetes për të plotësuar dëshirat e saj.
“Unë kam marrë rrogë edhe pa qenë deputete, i nderuar. Prej se e mbaj mend veten unë kam punuar, edhe kam pasur, nuk e kam shtri dorën me lypë. Nesër mos me qenë deputete, prap kam me marrë rrogë ndoshta më mirë se jam tepër e zonja,”-është përgjigjur deputetja.
Ju kujtojmë që Adriana Matoshi u përball disa muaj më parë me një betejë të vështirë në jetën e saj. Pas 9 vitesh, aktores iu rikthye tumori në tru dhe iu nënshtrua një operacioni që për fat të mirë rezultoi i suksesshëm.
