Një mësues zëvendësues në Texas është “liruar nga detyra” çoi në klasë një ekran për karaoke- dhe u dha fëmijëve një lëndë jashtë programit për të kënduar hite të ikonës Britney Spears.

Ai ka kënduar në klasë himnin e Spears, “Toxic”. Një nxënës i hutuar në klasën e shkollës së mesme Boëie të Austin regjistroi një video të fshehtë të performancës së së premtes, për të cilën mësuesi është përballur që atëherë me masa disiplinore.

Atij iu kërkua të largohej menjëherë pas prezantimit të aftësive të tij vokale herën e parë, pasi ai “nuk po ndiqte praktikat më të mira të distriktit” – por jo përpara se të performonte një këngë të dytë, ndoshta të Lady Gaga”, i tha gazetës lokale NBC KXAN përfaqësuesi i Distriktit Shkollor

Babai i djalit që regjistroi videon (emri i të cilit dhe niveli i klasës mbahen të fshehta për arsye privatësie) tha se incidenti ishte vërtet i çuditshëm, por ai mendonte se shkolla e trajtoi atë në mënyrë korrekte.

“Ishte një situatë pak konfuze. Ne nuk e dinim se për çfarë bëhej fjalë derisa djali ynë na shpjegoi se çfarë ishte. Po, ne ishim pak të mërzitur që një mësues zëvendësues nuk do të kujdesej për mësimin e klasës dhe thjesht do të bënte diçka për veten e tij. Dhe, po, mendoj se mësuesi duhet të ishte hequr nga klasa”, ka thënë prindi i njërit prej nxënësve për The Post.