Lajmi i arrestimit të një dhëndëri që organizoi një festë beqarie në qytetin e Jesolo-s i veshur si Krisht shkaktoi jo pak reagim në Itali!

Sipas gazetës il gazzetino, e cila ka publikuar edhe foton e dhëndrit, oficerët e policisë kanë vënë në pranga të riun dhe e kanë gjobitur me 200 euro për blasfemi. Siç shihet në foto, dhëndri ka qenë i veshur me një këmishë të bardhë, ndërsa dyshohet se mbante me vete një kryq me të cilin shkonte lokal në lokal me grupin e tij.

“Ishte një grup prej rreth 10 të rinjsh dhe njëri prej tyre ishte i veshur si Jezu Krishti me një mantel të gjatë të bardhë dhe një mjekër. Ai po tërhiqte zvarrë një kryq të madh prej druri me vete në shesh dhe shumica e njerëzve po e fotografonin duke qeshur. Ata nuk po krijonin probleme dhe situata nuk kishte dalë jashtë kontrollit, megjithatë pas pak ka mbërritur një makinë policie, policia ka kërkuar nga të rinjtë t’u jepnin letërnjoftimet dhe në fund e gjobiti “Krishtin” me 200 euro”, përshkruan një pronar lokali në zonë.

Një zëdhënës i autoritetit komunal të Jesolo tha: Vitet e fundit ne jemi përpjekur të vendosim kufizime në sjelljen antisociale në qytet me gjoba. Oficerët e policisë të përfshirë kishin marrë ankesa dhe konfirmuan se burri ishte në shkelje të ligjeve të blasfemisë dhe e gjobitën atë me 200 €. Kryqi u konfiskua pasi i riu dhe miqtë e tij thyen rregullat.

Qyteti bregdetar i Jesolo është afër Venecias dhe konsiderohet i popullarizuar nga turistët britanikë me raporte se burri thuhet se është nga qyteti fqinj i Jenson di Pave.

Top Channel