Një aksident i rëndë me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në urën e fshatit Polenë në Korçë.
Mësohet se një mjet me drejtues S. Ç., 37 vjeç ka përplasur një këmbësor, B. R., 60 vjeç.
“Rreth orës 19:30, në aksin dytësor “Ravonik-Qatrom”, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin S. Ç., 37 vjeç, ka përplasur këmbësorin, shtetasin B. R., 60 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.”-njofton policia.
Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit.
Top Channel
