Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë ku një kamion ka përpalsur për vdekje një 32-vjeçar. Ky i fundit është një personazh i njohur në TikTok. Oligert Dika apo siç e thërrisnin të gjithë Olsi, rrinte pranë vijave të bardha i veshur si polic rrugor dhe mblidhte ndonjë të hollë nga shoferët e makinave.

Si u përplas nga kamioni teksa qëndronte te vijat e bardha.

Njoftimi i policise:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 04.04.2023, në rrugën “Kastriotët”, shtetasi K. F., duke drejtuar automjetin tip kamion, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin O. D., 32 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit