Dy ditë pas ngjarjes së kobshme të ndodhur pranë Gjykatës së Apelit në Shkozet, Durrës dhe përfundimin e ceremonisë mortore të të miturit D.H duket sikur nuk ende nuk është zbardhur gjithë dinamika e ngjarjes.
Jashtë kamerave familjarët e të miturit D.H, babai dhe e ëma, shprehen se djali i tyre është gjendur rastësisht në mjetin e modifikuar duke dhënë si arsye shoqërimin e shokët e tij. Ata thonë se fëmijët ishin të punësuar dhe punonin për dikë grumbullon kanaçe, por pa dhënë asnjë detaj tjetër.
Ndërsa të afërmit e familjes Kovaçi nuk kanë dhënë asnjë deklaratë. Ata shprehen se janë shumë të rënduar nga situata e ndodhur.
Komuniti përreth është i tronditur nga ngjarja e ndodhur dhe tashmë duket sikur do të jetojë me frikë se ndoshta pushteti vendor apo qëndror do të marrë masa për të ndaluar grumbullimin e mbetjeve metalike.
Ky është edhe burimi kryesor i të ardhurave për këtë komunitet.
