Mbrëmjen e sotme janë identifikuar të gjithë të përfshirët në aksidentin tragjik në Qafë-Muzinë, aty ku një furgon u përplas me një mjet tip ‘Land Rover’ dhe për pasojë humbën jetën 5 persona.

Furgoni drejtohej nga shtetasi Bardhi Proda, dhe në të udhëtonin 5 pasagjerë, konkretisht shtetasit Fiqiri dhe Drita Korçari, 77 dhe 72 vjeçe; Olesander dhe Tetianan Fediaieva, 53 dhe 48 vjeç, nga Ukraina, dhe Greta Kaberdini, 25 vjeçe nga Tirana, e vetmja e mbijetuar e aksidentit që ndodhet në spitalin e Gjirokastrës, jashtë rrezikut për jetën. (Lexo edhe)

Shkak i aksidentit tragjik ka qenë parakalimi i gabuar i mjetit “Land Rover”, i cili është futur me shpejtësi në kthesë. Nga mjeti “Land Rover” janë lënduar lehtë drejtuesja e mjetit, 22-vjeçarja Rexhina Çelhaka,banuese në Tiranë, si dhe dy shtetase italiane, A. K., 23 vjeçe dhe G. P., 22 vjeçe.

22-vjeçarja e kishte marrë mjetin me qira. Ajo dyshohet se është futur në parakalim në kthesë duke shkaktuar përplasjen me furgonin e që bënte linjën Tiranë-Gjirokastër-Tiranë. Furgoni përfundoi rreth 30 metra poshtë në greminë, duke shkaktuar vdekjen e 5 nga 6 pasagjerë që gjendeshin në të. E vetmja e mbijetuar është 25 vjeçarja Greta Kaperdini.

Fax Neës ka siguruar edhe pamje të tmerrshme nga vendngjarja kur po punohej për nxjerrjen e trupave si edhe nga momenti kur disa nga viktimat nxirren nga furgoni i shkatëruar dhe dërgohen për në spital. Ngjarja tepër e rëndë shkaktoi dhe trafik të rënduar në zonë, por pas disa orësh rruga u lirua.

Njoftimi i policise:

Informacion shtesë.

Informacion shtesë mbi aksidentin e ndodhur në rugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, ku në vendin e quajtur Muzinë, mjeti tip “Land Rover” me drejtuese shtetasen R. Ç., 22 vjeçe, banuese në Tiranë, është përplasur me mjetin tip furgon me drejtues shtetasin B. P., 51 vjeç banues në Sarandë.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën drejtuesi i furgonit shtetasi B. P., pasagjerët F. K., 77 vjeç, banues në Tiranë, D. K., 72 vjeçe, banuese në Tiranë,
T. F., 48 vjeçe, banuese në Ukrahinë dhe O. F., 53 vjeç, banues në Ukrahinë.

Gjithashtu kanë mbetur të dëmtuara shtetaset G. D., 25 vjeçe, banuese në Tiranë(pasagjere në mjetin tip furgon), R. Ç.(drejtuese Land Rover), A. K., 23 vjeçe dhe G. P., 22 vjeçe, banuese në Itali (pasagjere në Land Rover).

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

fax