Bruno Jazaj, efektivi i policisë bashkiake në Vlorë, i cili është dhunuar nga babë e bir, Kristi Sota dhe Todi Sota, ka rrëfyer për gazetarin Enrik Mehmeti, detaje nga ngjarja.

Ai u shpreh se gjithçka ardhur si pasojë e detyrës, ndërsa babë e bir e kanë akuzuar për vendosje gjobash.

Jazaj rrëfen se në momentin e ngjarjes ishte i veshur me uniformë policie, ndërsa dy autorët e kanë goditur me çelësa makinash, duke i krijuar frakturë në kockën e hundës dhe probleme e dëmtim të klavikulës pas kokës.

Efektivi është shprehur se në detyrë si operativ ka vetëm pak muaj, ndërsa tregon se me autorët edhe njihej, por thekson se nuk kanë pasur asnjë konflikt personal.https://www.youtube.com/embed/NbPwBmKlOow?feature=oembed

Sapo kisha mbyllur shërbimin, kisha shkuar të laja makinën.
Aty kishte persona të tjera në radhë. E njihja si fytyrë më flet nga larg “O gangterra që vendosni gjoba” sepse më pa që isha i veshur me uniformë.
Herën e parë nuk i ktheva përgjigje por mu afrua me tone të larta dhe më kërcënoi mos vendosni më gjoba
I thash na lër rehat sepse po bëjmë punën.

Nisi të shante dhe erdhi të më qëllonte. U konfrontuam me duar por u distancova dhe hyra në makinë. Njoftova sallën operative sepse ishte goditje për shkak të detyrës.
Salla më tha se patrulla do të vinte menjëherë.
Në atë moment që po prisja patrullën, vjen babai i djalit, sepse i njihja, më zuri rrugën nga pas me makinë. Mendova se një prind erdhi të qetësojë djalin, më tha hap derën e makinës.

I thash qetësohu sepse nuk është normale kjo që po ndodhte. Më qëlloi dhe tha lëre djalin por pse zihesh ti me djalin tim.
Kishin çelësa në duar, më ndihmoi djali i lavazhit sepse i hoqi një çelës të makinës nga dora.
Ishin dy veta me çelësa makinash në duar. Më kanë shkaktuar frakturë në hundë dhe dëmtim të klavikulës pas kokës.
Kisha vetëm tre katër muaj që jam operator, nuk kam pasur kontakt me asnjë operacion, jo më të vendos gjoba, por edhe nëse vendos është për shkak të detyrës, nuk kam asgjë me askënd. Është detyra jonë.
Por ka edhe njerëz të tillë. Gjithçka erdhi vetëm pse i është vendosur gjobë”, u shpreh ai.

(BalkanWeb)