Nga Bajram Curri, pak para mbylljes së takimit me demokratët, ish-Kryeministri Sali Berisha u ndal edhe te tema shumë e diskutuar së fundmi në vendin tonë, ajo e luajtjes së Komedisë Prefekti që ka shkaktuar shumë zhurmë në opinionin publik.
Berisha deklaroi nga Tropoja se kjo vepër është luajtuar me urdhër të Kryeministrit Edi Rama dhe nuk është gjë tjetër vecse vepër terroriste në rrafshin psikologjik.
“Pardje deputeti socialist vendos në Facebook portretin e Enver Hoxhës. Xhelat si Enver Hoxhën shqiptarët nuk kanë pasur në tërë historinë e tyre. Dje vihet në teatër me porosi të Ramës komedia Prefekti. Ajo komedi ccdo emër dhe cdo personazh e ka njeri real. Nëse lexoni ne kryevepër të Fatbardha Saraccit, një apoteozë e vërtetë për qëndresën e gruas shqiptare. Tregimi i saj për bashkëvuajtëset në kampe. Aty do lexoni terrorin që ndjente Reshiti, djali i Qazim Mulletit fëmijë, i cili ccdo të shtunë dëgjonte në radio komedinë terroriste prefekti dhe emrin e tij. Sesi ai strukej. Tani Edi Rama urdhëron vënien në skenë të komedisë që është një vepër terroriste në rrafshin psikologjik. Kjo kërkon ridemensionim. Nuk e bënë gjermanët për hitlerin një gjë të tillë. Por këtë e bënë Edi Rama, që ndihet zot derisa ne t’i tregojmë vendin”, u shpreh Berisha.
Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka nisur me kujtimet e fëmijërisë Foltoren e Tropojës, ku që nga fillimi i takimit, Berisha është dashur të ndalojë disa herë fjalën e tij përshkak të ekzaltimit të të pranishmëve. Berisha tha se është shumë i lumtur sa herë kthehet në vendlindjen e tij dhe se është tepër i lumtur që është me origjinë nga Gjakova. (Lexo edhe)
Nga Tropoja, Sali Berisha kishte nje paralajmerim per Presidentin e Serbise. Ish-kryeministri Sali Berisha nga “Foltorja” e Tropojës ka sulmuar Aleksandër Vuçiç për tha se i gjithë populli shqiptar është kundër tij dhe duhet të bëjë kujdes kur të vijë në Tiranë të takojë Edi Ramën. Berisha u shpreh se Kosova është në mbrojtje të NATO-s, duke theksuar se çdo përpjekje do ta kthejë ushtrinë në kocka dhe armët serbe në hekurishte.
Nuk munguan as akuzat per Lulzim Bashen.Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur një sërë akuzash ndaj kryedemokratit Basha duke deklaruar nga foltorja në Tropojë se ai po ofron poste drejtorësh, zv.ministrash në kabinetin e Edi Ramës. Berisha e paralajmëroi Bashën duke thënë se le t’i bashkohet qeverisë së Ramës por do përmbysen bashkë me ta pasi Partia Demokratike do të rithemelohet dhe do të plotësohet deri në fund vullneti I demokratëve.
Nder te tjera, ish-kryeministri Sali Berisha, zbuloi sot nga Tropoja se vetëm dy orë pas shpalljes “non grata” nga DASH, i kishte dërguar një letër sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken. Ish-kryeministri zbuloi edhe pak detaje nga subjekti i letrës para demokratëve të Tropojës. Berisha u shpreh se i kishte shkruar sekretarit amerikan se kjo është një “vepër e Edi Ramës dhe George Soros”.
Drejtesia ishte nje tjeter ceshtje qe preku Berisha nga Tropoja. Ish-Kryeministri e ka quajtuar dënim politik atë që dha SPAK pak kohë më parë kundër ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Sipas Berishës, Llalla u dënua vetëm pse denoncoi në Senatin amerikan Donald Lu për korrupsion.
Ne vendlindjen e tij, Berisha beri dhe nje batute me nje zyrtar socialist. Ish-Kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur të citojë një kryetar komune socialist, i cili ka deklaruar kohë më parë se po mos ta bënte Sali Berisha nuk do e bënte dot askush rrugën Peshkopi-Kukës. Nga Tropoja, Berisha deklaroi se bëhet fjalë për ish-kryetarin e Komunës së Kalasë së Dodës. Në këtë mënyrë Berisha iu përgjigj kërkesës së demokratëve të Tropojës për ndërtimin e rrugës së Alpeve.
Ironise se Berishes nuk i shpetoi as Basha. Sali Berisha nga “Foltorja” e Tropojës i ka dërguar një mesazh kryeministrit Edi Rama të cilin e ka paralajmëruar që mos atë që ai e quan “revolucion të demokratëve”. Ish-kryeministri ironizoi çadrën e ngritur në 2017-ën nga Lulzim Basha për të cilin tha se do të marrë postin e ministrit tek Qeveria Rama. Sipas Berishës, para ditës së votimit demokratët dhe shqiptarët do të ngrihen në protesta masive.