Pavarësisht largimeve masive, bluzat e bardha ende nuk po trajtohen ashtu siç e meritojnë nga autoritetet shqiptare. Shoqata e Infermierëve nëpërmjet një postimi në FB kanë postuar një mesazh që u ka mbërritur nga drejtuesit e QSUT-së, ku u njoftohet se nga shtatori dhe ata që kanë përfituar parkim falas do të detyrohen të paguajnë.
“Përshëndetje, Ne baze te vendimit te marre nga Drejtoria e QSUT-se, pas rishikimit te listave te punonjësve qe përfitojnë aktualisht karta aksesi parkimi pa pagese, ne territorin e QSUT, Ju lajmërojmë se ne datën 01.09.2021 ky shërbim do te kthehet me pagese te reduktuar për ju”, është mesazhi që ka mbërritur tek shumcia e personelit të QSUT-së.

Ndfërsa prej shumë kohësh mjekë dhe infermierë kanë ngritur zërin për pagesat e detyrueshme brenda ambienteve të QSUT-së kishte disa prej tyre që përfitonin kartë parkimi falas… tashmë deri më 1 shtator.

Për të hyrë në ambientet e qendrës së vetme spitalore në vend, çdo mjet duhet të paguajë biletën prej 100 lekësh dhe së bashku me pacientët e familjarët e tyre, këtë ‘taksë’ e shlyenin dhe bluzat e bardha të cilat punojnë çdo ditë aty.

Shoqata e Infermierëve pas denoncimit, ngrenë dhe pyetjen: A do reagojnë sindikatat, vetë personeli për këtë trajtim të pamerituar?!