Nga Korça presidenti Ilir Meta ka zgjedhur që t’i shmanget pyetjes për 4 protestuesit e vrarë më “21 janar”.

Gjatë fjalës, Meta ka deklaruar se do të vazhdojë të jetë në zyrën e kreut të shtetit deri në përfundim të mandatit, më 24 korrik, ndër më pas ai tha se do t’i bashkohet popullit të “2 Marsit”. Meta gjithashtu shtoi se do të marrë pjesë në zgjedhjet e para që do të zhvillohen pasi të heqë kostumin e presidentit.

21 janarin? “Jemi në një ditë të tillë jemi për të dhënë mesazh për artin dhe kulturën”, tha Ilir Meta fillimisht.

Koalicion LSI – Sali Berisha? “Nuk jemi këtu për aktorët politikë por për të theksuar rëndësinë e rivendosjes dhe integritetit të votës së lirë në themel të institucioneve tona, sepse është tronditur mjaft rëndë. Ky është ndër qëllimet e dekretit të 6 marsit, gjithë forcat të paraqesin kandidatë sa më të mirë në mënyrë që qytetarët të zgjedhin besojnë dhe uroj që qytetarët të tregojnë respekt për votën e tyre dhe duke marrë pjesë në zgjedhje të kërkojnë edhe llogari.

Shkarkimi? “Jo nuk kam asnjë interes se çfarë do vendosë Gjykata Kushtetuese për vendimin e parlamentit për të shkarkuar presidentin. Do të vazhdojmë deri më 24 korrik. Mezi po pres të shpëtoj nga shoqëruesit dhe këto makinat e policisë. Mezi po më pres populli i 2 marsit. Po pres t’i jap më të mirën time atij populli që mbron qytetarët shqiptarë që dalin në mes të natës në mënyrë të dhunshme në mes të rrugës.