Një shkrimtar dhe gazetar i njohur në Poloni mund të përballet me burg deri në 3 vite pasi ofendoi në rrjetet sociale Presidentin polak Andrzej Duda.
Në muajin Nëntor, në një postim në Facebook, shkrimtari Jakub Zulczyk u quajti “idiot” Presidentin Duda duke thënë se nuk kishte arritur të kuptonte procesin zgjedhor në SHBA ku Joe Biden u zgjodh President.
“Joe Biden është presidenti i 46-të i SHBA-së”, shkruajti shkrimtari, duke shtuar se “Andrzej Duda është një idiot”.
Polonia e ka sanksionuar si vepër penale fyerjen dhe ofendimin e drejtuesve të lartë të shtetit dhe udhëheqësve të fesë.
Prokuroria tha se fjalët e përdorura në këtë postim në Facebook janë fyese dhe të papranueshme. Ndërsa shkrimtari Zulczyk u shpreh se akuzat ndaj tij i mësoi përmes mediave.