Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Vioal von Cramon ka sulmuar presdentin e Serbisë, Aleksndër Vuçiç, duke thënë se ai sulmon çdo zë që është kritik ndaj tij dhe partisë së tij.

Deklaratat Cramon i bëri gjatë një vizitë të zhvilluar në Serbi, ku theksoi se nuk sheh asnjë provë për një mdjedis të sigurtë opozitar.

Eurodeputetja e pyetur lidhur me dokumentin e Komisionit Europian i cili thotë se presidenti Vuçiç ka premtuar përkrahje projektin e minierës së Litiumit, thotë se pret transparencë të plotë nga të gjitha palët, ndërsa theksoi se do të hetojë të gjitha pretendimet e ngritura për këtë çështje.

Ndërkohë gjatë vizitës së Von Cramon në Serbi, një grup simpatizantes të presidentit Vuçiç kanë brohoritur ‘Kosova është zemra e Serbisë’, ‘Nuk do të na e merrni Kosovën’.