Një e re nga Prishtina është dhunuar nga 5 persona dhe është detyruar të konsumojë lëndë narkotike.
E reja ka thënë në polici se është dërguar në një shtëpi të pabanuar nga një person të cilin e kishte takuar më 30 Prill. Më pas ai së bashku me 4 persona të tjerë e ka dhunuar atë dhe e ka detyruar të konsumojë lëndë narkotike.
“Prishtinë, 30.04.2021/05.05.2021. Ankuesja femër kosovare është paraqitur në stacion të policisë dhe ka raportuar se më datë 30.04.2021 e kishte takuar të dyshuarin, i cili pa dëshirën e saj e kishte dërguar atë në një shtëpi të pabanuar në Prishtinë dhe së bashku me katër persona të tjerë meshkuj dyshohet se e kishte dhunuar dhe kishte detyruar të konsumonte substanca narkotike deri më datë 05.05.2021. Me urdhër të prokurorit kujdestar është inicuar rasti dhe është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.