Sipas raportimeve, Anslie Nicole Brantley, kishte pirë drogë përpara se të shtrihej në vaskë me foshnjën, duke e vendosur atë mbi vete.
Është ende e paqartë se cilit lloj i përkiste droga që ajo kishte konsumuar.
“Bebja ndodhej në vaskë me të dhe nuk reagonte”, thuhej në deklaratën e hetuesve. Sipas shërbimeve të emergjencës, foshnja ishte tërësisht e ftohtë dhe u dërgua në spital, por u deklarua e vdekur.
Në shtëpinë ku banonte vajza, e cila i përket gjyshes së saj, Kelli Gordon, policia gjeti metamfetaminë dhe e arrestoi menjëherë zonjën Gordon për posedim narkotikësh, shkruajnë mediat.
(BalkanWeb)