
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kosovë, ku një 26-vjeçare ka humbur jetën. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen Lakrishte të Prishtinës, ku dyshohet se e reja është rrëzuar nga lartësia e një godine, në rrethana ende të dyshimta.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje, ndërkohë që po kryhen të gjitha veprimet që do të ndihmonin në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Rreth orës 16:00,kemi pranuar informatën se një person (femër) ka rënë nga një objekt në lagjen Lakrishtë, në Prishtinë dhe e njëjta ka vdekur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje.
Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.
