Informacion paraprak/

Më datë 12.07.2022, rreth orës 06:45, në vendin e quajtur ‘Ujëmbledhësi i centralit të vjetër’, në fshatin Çidhën, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, shtetasi B. T., 28 vjeç, banues në fshatin Çidhën, Dibër, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Nga deklarimet paraprake të familjarëve, dyshohet se shtetasi B. T. është vetëmbytur në ujëmbledhësin e centralit.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.