Një 64-vjeçar nga Gramshi ka qenë protagonist i një aksidenti të rëndë rrugor.
Teksa drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe me shpejtësi marramendëse i moshuari me iniciale E.K. ka goditur njëra pas tjetrës 4 shtylla të ndriçimit rrugor.
Aksidenti ka ndodhur në dalje të qytetit të Gramshit.
Mjeti tip “Fuoristradë” ka dalë nga rruga e si pasojë ka këputur katër shtyllat e ndriçimit të qytetit, por fatmirësisht nga aksidenti nuk raportohet për të lënduar, por veç dëme materiale.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe pas ekspertizës e testit të pijeve alkoolike rezultoi se drejtuesi i mjetit, i cili u vu nën pranga ishte nën efektin e alkoolit.