Një krim i rëndë ka ndodhur në Indiana të SHBA-ve, ku një baba 59-vjeçar ka vrarë të birin 31 vjeç për shkak të enëve të palara.
Sipas New York Post, vrasja me thikë në zemër ka ndodhur më 14 qershor ku autori i krimit brutal ishte Timothy Ray Lisby dhe viktimën Christopher Allen
Duke përshkruar atë që ndodhi, miku i familjes Jeremiah Green, i cili ishte gjithashtu dëshmitar okular, tha se pas debatit për enët e palara, Lisby u përlesh me djalin e tij.
“Tim kishte një lugë në dorë dhe ai po godiste Chrisin me të dhe ai më bërtiti ‘Jeremy merre lugën’ dhe unë e bëra. Pastaj Tim vrapoi në kuzhinë dhe mori diçka me shkëlqim dhe të mprehtë dhe e përplasi në gjoksin e Chris-it aq fort sa mundi.”
Oficerët që mbërritën në shtëpi e gjetën 31-vjeçarin në dhomën e ndenjjes, të gjakosur nga një plagë e hapur në gjoks.
31-vjeçari u dërgua në spital, iu nënshtrua një operacioni, por ndërroi jetë një ditë më vonë. Sipas mikut të familjes, pasi ka goditur me thikë djalin e tij, 59-vjeçari e ka kuptuar seriozitetin e situatës dhe ka tentuar ta shpëtojë: Po i bënte presion plagës dhe bërtiste “mos vdis, mos vdis.
Top Channel