Një ngjarje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në Greqi. Një 48-vjeçar me probleme të shëndetit mendor vrau nënën e tij të moshuar dhe më pas telefonoi vetë Policinë. Sot, mediat greke zbardhën ngjarjetn e rëndë që kishte ndodhur, ku 48 vjeçari ishte shprehur se e kishte vrarë të ëmën se nuk e kishte njohur.

Ai më pas përshkroi se si papritmas kapi thikën dhe e goditi të ëmën në fyt duke i shkaktuar kështu dhe vdekjen.

“Ajo ishte e shtrirë në shtrat, vuante nga dementia dhe nuk më njohu,”-tha 48-vjeçari.

Ngjarja e rëndë ndodhi dje, pak pas orës 6 pasdite, në Keratea të Greqisë, ku banonte nëna bashkë me të birin.

fax