Një ngjarjen e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku ka ndërruar jetë një 11-vjeçare.
Bëhet me dije se 11-vjeçarja ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesë. Edhe pse është dërguar mbrëmjen e djeshme me urgjencë në spitalin e Traumës, 11-vjeçarka ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.
Sot, rreth orës 08:35, është konfirmuar nga stafi mjekësor, se e mitura ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
